Të harruara nga shteti
Autori: Gazeta inFokus
09:01 | 08 July 2017
Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës po jetojnë në skamje dhe pa mbështetje institucionale, shkruan sot, gazeta Zeri.
Rreth 20 mijë femra u dhunuan seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës 1998/99. Pas mbarimit të luftës secila nga to u pa si “turp për familjen dhe shoqërinë”.
Madje disa mbetën edhe pa familje. Bashkëshortët me të marrë vesh se gratë e tyre janë viktima të dhunës seksuale të luftës i ndanë edhe nga fëmijët, i kthyen tek prindërit e tyre për krimin që e bënë të tjerët ndaj tyre.
Tani viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës po jetojnë në skamje dhe pa mbështetje institucionale as për problemet e shumta shëndetësore që kanë, fizike apo mendore qofshin ato. Në një rrëfim për “Zërin” katër nga gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës në rajonin e Drenicës flasin për braktisjen nga familja, të harruara nga institucionet dhe të sjella në gjendjen që ta tentojnë edhe vetëvrasjen.
- H., (emër i njohur për redaksinë) rrëfen se ishte nuse dyjavëshe në njërin nga fshatrat e Drenasit, ku forcat serbe filluan ta ndjekin popullatën, ta kryejnë vrasjen e banorëve dhe djegien e shtëpive.
Viktima e parë ishte vjehrri i saj, që u masakrua për së gjalli, duke ia nxjerrë sytë dhe duke ia prerë gjymtyrët. Kështu thotë ajo vepruan me meshkujt që i gjetën nëpër shtëpi e që kryesisht ishin pleq, përderisa meshkujt e rinj, siç ishte edhe bashkëshorti i saj, dhëndër dyjavësh, ajo tregon se iku në mal me të tjerët.
“Na zgjodhën të gjitha nuset e reja dhe na përdhunuan gjatë tërë asaj dite e nate”. Të nesërmen ajo thotë se ka parë gra që po i nxirrnin nga ato shtëpi dhe po u vishnin rroba. “Na humbte vetëdija nga tortura dhe ajo çka bënin me ne”, thotë ajo derisa rrëfen se edhe tani e kërkon vdekjen për atë që ka kaluar.
Pas përfundimit të luftës kjo 19-vjeçare, pasi bashkëshorti i saj merr vesh se është e përdhunuar nga forcat e serbe i nënshtrohet dhunës nga ana e tij.
“Kur erdh burri nga mali e mori vesh çka na kanë bërë më rrahu aq shumë sa më humbi edhe shikimi i syrit të majtë. Ai më ndau dhe me ktheu tek prindërit”. Tani e mbetur pa burrë, pa punë, në shtëpi tek vëllezërit, ku ndihet e huaj dhe terapia që i mungon, ajo thotë se lutet që vdekja ta marrë. “Nga institucionet nuk kemi ndihmë, pse jetojmë ne?”, thotë për “Zërin” V. H

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...






























