Lajme

Shpërthen një bombolë gazi në një fast-food në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 08 July 2017

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një fast food pranë Inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë.

Policia sqaron se “rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm, kur në numrin e emergjencave civile 112 ka mbërritur një telefonatë për shpërthim.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një dyqan ushqimi të shpejt i cili ishte i dëmtuar.

-Advertisement-

“Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentimin e ngjarjes. /oranews/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera