Rozë

Gjithçka për sigurinë e familjes

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 07 July 2017

Ai bëri një shtëpi për familjen e tij në pronën prej 20 milionë paund në Sonning-On-Thames në Berkshire. Por duket se George Clooney po mendon sërish zhvendosjen.

Ai dëshiron të largohet nga Anglia për në Los Angeles me frikën e sigurisë së bashkëshortes së tij Amal, dhe dy binjakëve të porsalindur.

Pas lindjes së Elle dhe Alexander muajin e kaluar, babai i ri 56-vjeçar është i shqetësuar për nivelin e sigurisë në shtëpitë e tyre,  raporton Life&Style.

-Advertisement-

Një burim ka thënë për faqen se George ka marrë kërcënime në të kaluarën, ndërsa ishte i shqetësuar dhe për punën e bashkëshortes së tij si një avokate ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, e cila mund të bëhet një target.

“Ai ka pritur shumë për këtë familje, dhe do të bënte gjithçka që ata të ishin të sigurtë”, thotë një burim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera