Lajme

Vdekja e 23-vjeçarit, menaxhmenti i deponisë e fajëson Policinë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 07 July 2017

Familja e Elbasan Isufit (23-vjeçar), e cila jeton në Velekincë të Komunës së Gjilanit, të enjten ka hapur të pame për humbjen e djalit të tyre.
Ai të njëjtën ditë është goditur nga një ekskavator, gjersa ishte duke mbledhur hekurishte dhe materiale të tjera në deponinë rajonale të Gjilanit, shkruan sot Koha Ditore.

Familjarët i kanë deklaruar gazetës se Elbasani ka punuar tash e një kohë në këtë deponi me qëllim të mbledhjes së hekurishteve dhe më pastaj shitjen e tyre.

Shaban Isufi, vëllai i të ndjerit, ka thënë se janë ndier të prekur nga raportimet e disa mediave online, sipas të cilave Elbasani ka qenë një lypës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera