Lajme

Milaim Zeka: Ky është veprimi që do ta bëjë Nisma në rast se Haradinaj nuk zgjidhet kryeministër!

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 06 July 2017

Deputeti i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka i tha “Gazeta Blic” se do të shqyrtojnë mundësi të tjera që i kanë para vetës për formimin e qeverisë, në rast se këtë nuk arrin ta bëjë i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

‘‘Nëse Ramush Haradinaj nuk arrin të krijojë qeverinë, tek atëherë do të fillojnë kalkulimet tjera. Për momentin, Nisma e mbështet çdo matematike te mandatarit Ramush Haradinajt’’, është shprehur ai.

Zeka, duke komentuar partneritetin e NISMA-s me PDK-në brenda koalicionit, vlerësoi se do ishte në të mirë të vendit që kjo e fundit të votonte Haradinajn për kryeministër si parti opozitare.

-Advertisement-

‘‘Për të mirën e Kosovës, po edhe te PDK-së, do ishte mire që kjo parti ta votonte qeverinë, po të kalonte në opozitë’’, është shprehur Zeka.

Deputeti Zeka ka vazhduar duke thënë se dëshira e tij është që krijohet një koalicion i qëndrueshëm për Kosovën, pa dy partitë që deri më 10 maj kishin qeverisur së bashku me vendin PDK dhe LDK, subjekte këto që sipas Zekës kanë bërë gabime të mëdha në drejtimin e Kosovës.

Zeka më tej ka folur edhe për emra brenda koalicionit LAA që e kanë kundërshtuar koalicionin qeverisës me PAN-in, duke përmendur deputetin nga radhët e nismës qytetare “Alternativa” Iliri Deda, për të cilin thotë se nuk ka kompetencë të deklarohet në emër të askujt përveç të tij.

‘‘Ilir Deda nuk ka kurrfarë kredibiliteti politik që të flas ne emrin e askujt, përpos emrit të vet’’, thotë Zeka.

Më tej, ai ka thënë se deklaratat e tija nuk i bën në emër të Nisma-s sepse nuk ka të deleguar ndonjë mision prej partisë së tij dhe se nuk është pjesë e ndonjë forumi që do ja jepte këtë të drejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera