Lajme

Gashi: Thaçi mund ta sjell situatën tensionuese si në Maqedoni (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 06 July 2017

Deputeti i rizgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, tha se mund të eskaloj situata njësoj si në Maqedoni, në rast se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tregohet i papërgjegjshëm, duke mos i dhënë mandatin për herë të dytë, grupimit politikë që ka 61 vota.

“S’ka qare se e ka detyrë kushtetuese, përndryshe dështon me i realizu detyrat. Përndryshe, do të hynte në skenarin e Maqedonisë, ku do të detyrohen parti ose grupe politike që të marrin të drejtën e nominimit me një forcë demokratike. Edhe ato janë opsion, krejt janë të mundura nëse Presidenti është i papërgjegjshëm”.

-Advertisement-

Gashi duke përmendur opsionet që ka LDK-ja në tavolinë, tha se preferon opozitën, deri sa si preferencë të dytë e ka koalicionin me VV-në.

Ai se përjashtoi as mundësinë kur LDK-ja do të hiqte dorë nga posti i kryeministrit.

“Në këto rrethana, LDK me VV do të ishte opsion i dytë i preferuar, për opsionin e parë, shkuarjen në opozitë. Opsioni i tretë me AAK e Nisma, ndërsa opsioni i katërt, do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse ku nuk do të ishin eksponentët kryesorë politikë, liderët e partive”.

Ai gjithashtu, përmendi nevojën që në LDK të ketë ndryshime, pas kësaj humbje që për të është më e rënda në histori të këtij subjekti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera