Lajme

Musliu: Mos të ishte PDK në Kuvend, Vetëvendosje do ta ngrihte zvarrë kryeministrin

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 06 July 2017

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit, të gjitha subjektet politike kanë garuar në mënyrë ekipore dhe sipas saj koalicioni i prirë nga PDK-ja ka dal fitues me vendimin e sovranit.

Në debatin televiziv në Info Magazine,  tutje Musliu tha se subjekti që ajo përfaqëson nuk ka ansjë vijë të kuqe me partitë politike, madje ajo konsiderohet vogëlsi pasi u shkëputet bashkëpunimi mes partive politike shqiptare, derisa kushtetuta e obligon patjetër të ketë bashkëpunim me parti serbe.

”Pozicionet nuk janë të ngurta sepse ende nuk e kemi një qëndrim zyrtar të zgjedhjeve të 11 qershorit. Derisa kemi lëvizje të tilla në nuanca të tilla mund të kemi disa ndryshime”.

-Advertisement-

”Konsideroj që klasa politike në vend duhet të tregoj pjekuri politike të lartë sikurse ka treguar në zgjedhjet e fundit në Kosovë. E dijmë shumë mirë cka ka prodhuar telashja dhe çka ka prodhuar telashja në Kuvend”.

”Është e drejtë e secilit subjekt politik të jep mendimin e saj. Derisa ende nuk i kemi të certifikuara rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit ne mund të flasim si koalicione e jo si subjekte partiake”.
”Vendimet e shpejta se nuk bëjmë me këtë partia po me atë, iu kushtojnë secilës parti sepse në fund kanë dal kontroverse”.

”PDK e ka thënë edhe më herët që nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike në Kosovë e cila synimin kryesor e ka që Kosovën ta zhvillojë e ta cojë përpara. Për mua është vogëlsi për partitë politike që tu qesin vija të kuqe partive shqiptare e në një anë me kushtetutë e kemi të obliguar të kemi dhe listë serbe”.

”PDK ka menduar dicka kur ka rrëzuar qeverinë, PDK ka menduar qe qeverisja ka menduar që qeverisja Mustafa nuk është qeveri që flen tek qytetari i Kosovës. Sovrani vendosi që ekipin qe iu priu PDK-ja në këto zgjedhje, ta nxjerr fitues”.

”Ne kemi kthyer fuqinë e votës tek sovrani. E presim votën e të gjithë deputetëve që duan ti thonë mjaft gjendjes kaotike në Kosovë. Ne na u janë mbyell dyert”.

Musliu duke iu drejtuar deputetes së LDK-së e ftuar po ashtu në Info Magazine, tha se PDK kishte siguruar më shumë Kryeministrin Mustafa sa ishte në Kuvend se sa vet partia e tij”.

”Mos të ishte PDK në Kuvend, Vetëvendosje do ta ngrihte zhag kryeministrin. Më shumë e ruajt PDK, Kryeministrin në Kuvend se sa ju të LDK-së. Ne do ta bëjmë Qeverinë, sepse qytetari e ka dhënë vendimin e tij”, ka thënë Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera