Sport

⚽ Profesorët e Donnarumas flasin fjalë te rëndë për yllin e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 06 July 2017

Profesorëve të Donnarummas si duket u ka humbur durimi me sjelljet e yllit të Milanit

“Një sjellje që përfaqëson një mungesë të madhe respekti për shkollën, për mësuesit dhe për të gjithë studentët që kalojnë çdo vit nga njëra klasë te tjetra”

Ka qenë shumë i rëndë komenti i Prof. Elda Frojo, presidente e komisionit për provimin e maturës, që Gianluigi Donnarumma duhet të bënte në shkollën “Leonardo da Vinci”, në Vigevano.

-Advertisement-

Ministrja e Arsimit, Valeria Fedeli, shtoi: “Ky është shembulli se sporti në nivele të larta dhe arsimi nuk e kanë të mundur bashkëjetesën.”

Donnarumma fluturoi bashkë me të fejuarën e tij në Ibiza.

Presidentja e Komisionit shtoi: “Donnarumma do ta bëj provimin në një datë tjetër me 57 nxënës të tjerë që kanë marrë leje për arsye shumë të rënda familjare dhe jo për të shkuar në plazh, sepse mund të nisej vetëm 24 orë më vonë për pushime.”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera