Lajme

Vlorë, policia merr masat për sezonin turistik

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 06 July 2017

Drejtoria e Policisë së Vlorës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.Shefi i Rendit në këtë drejtori, Shpëtim Hasanaliaj në një pronocim për mediat tha se janë angazhuar 300 efektivë për të monitoruar të gjitha zonat turistike dhe për t’u siguruar pushuesve e qytetarve të Vlorës nje sezon të qetë.

Hasanaliaj tha se do të ketë dhe forca shtesë të nisura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, këtë të enjte uniformat blu shpërndanë fletëpalosje ku u bëhet thirrje të gjithë pushuesve që të denoncojnë çdo incident në numrat pa pagesë 129 dhe 126, ku mund të kërkojnë edhe ndihmë.

-Advertisement-

Hasanaliaj tha gjithashtu se pritet të ketë një takim me prefekten e qarkut të Vlorës në lidhje me masat e sezonit./ Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera