Dënohen studentët për ryshfet dhe ushtrim ndikimi
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 06 July 2017
12 të akuzuarit për marrje e dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi, kryesisht studentë janë dënuar me burg dhe gjobë.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot me burg dhe gjobë 12 të akuzuarit për marrje e dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.
Këto vepra të akuzuarit kryesisht studentë, sipas prokurorisë i kanë kryer për pranim në Universitetin e Prishtinës dhe kalim të provimeve.
Esat Belaj, për tetë vepra penale ku përfshihet keqpërdorimi i detyrës, marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit u dënua me 2 vjet e tetë muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë.
Kemajl Gashi për ushtrim ndikimi dhe ndihmë në këtë vepër u dënua me 7 muaj burg dhe 1500 euro gjobë.
Arian Janova e Leonard Bytyqi u dënuan me nga tetë muaj burg, i pari për ushtrim ndikimi e i dyti për ndihmë në kryerjen e kësaj veproje.
Po për ndihmë në ushtrim ndikimi Kushtrim Morina u dënua me 7 muaj burg.
Gjykata Mevludin Beqirin e Gazmend Maliqin i dënoi me nga tetë muaj burg, ndërsa Maliqit ia shqiptoi edhe gjobën prej 5 mijë eurove.
Arton Hoti u dënua me 7 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë për ndihmë në ushtrim ndikimi.
Albion Haxhijaha e Muhamet Maliqi për ndihmë në marrje ryshfeti u dënuan me nga tetë muaj burg.
Shaqir Reçica e Amonda Orllati u dënuan me nga tre muaj burg për dhënie ryshfeti. Atyre gjykata ua mundësoi që burgun të kenë mundësi ta kthejnë në gjobë.
Akuza ndaj Rajan Zenelit u refuzua për shkak të vjetrimit të lëndës së tij.
Sipas aktakuzës, Esat Belaj ngarkohej se nga 9 shtatori 2012 deri më 16 shtator 2012 si student senator, duke shfrytëzuar ndihmën e të pandehurve Leonard Bytyqi dhe Albion Haxhijaha kërkoi në mënyrë të tërthortë dhe pranoi shumën e parave në vlerë prej 4,500 eurove.
Gjithnjë sipas aktakuzës, këtë shumë e kishte dhënë Amonda Orllati, po ashtu e akuzuar në këtë proces gjyqësor, me qëllim që të regjistrohej në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë.
Arian Janova, Gazmend Maliqaj dhe Mevludin Beqiri akuzoheshin se kanë kërkuar e në disa raste kanë pranuar dhurata të ndryshme në para në shuma 150, 200, 350, 400 e deri në 1,400 euro.
Kemajl Gashi, Kushtrim Morina dhe Arton Hoti, ndërsa Muhamed Maliqi, Albion Haxhijaha dhe Leonard Bytyqi akuzoheshin për ndihmë lidhur me marrje të ryshfetit.
Amonda Orllati dhe Shaqir Reçica ngarkoheshin për dhënie të ryshfetit, ndërsa Rajan Zeneli për për ndihmë lidhur me ushtrim të ndikimit./Kallxo/
Të tjera
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...