Lajme

Selami tregon se çfarë ka biseduar me Sali Berishën

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 06 July 2017

Kandidati në garë për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami ka treguar disa nga çështjet e biseduara me ish-kryetarin e kësaj force politike Sali Berisha, në takimet e zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Selami tha se gjatë këtyre takimeve ka shprehur qëndrimin e tij për zhvillimet me PD, si dhe i ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e PD-së.

“Janë takime pune. Unë e takoj vazhdimisht, kam respekt. Po, do të konsultohem me Berishën, por vendimet do të jenë pas diskutimeve të gjera. Unë i shpreha vizionin tim, i tregova platformën time, i thashë unë kandidoj, ne jemi miq, i jam mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin në nivel personal, dhe do të vazhdoj takimet me Berishën përtej kësaj”, tha Selami në “News 24”.

-Advertisement-

I pyetur lidhur se cilin nga dy kandidaturat mbështet Sali Berisha për kreun e PD-së, Lulzim Bashën apo Eduard Selamin, ky i fundit tha se ish-kryeministri e ka garantuar se do të mbajë qëndrim neutral.

“Ai më tha se do të jetë neutral. Pavarësisht preferencës së tij, unë nuk kam për ta përdorur këtë si justifikim, pavarësisht sesi shkon gara. Unë mendoj se avantazhin e kam unë, pasi dua t’i jap demokratëve një vizion europian dhe një model bashkëkohor”, u shpreh Selami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera