Lajme

Arrestimet e Speciales s’mund të ndodhin para tetorit!

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 05 July 2017

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se që nga sot Gjyakata Speciale është e gatshme të pranojë akuzat nga Prokuroria.

Tutje Miftaraj tha për Klan Kosova se kur arrestimet e para fillojnë, do të ketë mobilizim të të gjitha institucioneve të Kosovës e më gjerë.

Sipas tij arrestimet e para të Gjykatës Speciale, s’mund të ndodhin para muajit tetor të 2017-ës.

-Advertisement-

”Gjykata Speciale në kohën kur të fillojë arrestimet, sigurisht që do të ketë mobilizim të Eulexit, Policisë së Kosovës pasi kërkohet një bashkëpunim gjithëpërfshirës i institucioneve të Kosovës”.

”Që nga sot Gjykata është e gatshme të pranojë akuzat nga Prokuroria. Arrestimet e para, s’mund të paraqiten para muajit tetor të këtij viti”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera