Lajme

Shqiptarët preferojnë bregdetin turk

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 05 July 2017

Derisa turizmi po lulëzon në Shqipëri dhe të ardhurat janë rritur e kushtet janë përmirësuar, qytetarët e Shqipërisë ende preferojnë Turqinë si destinacionin e tyre kryesor për pushimet e verës, megjithëse ishujt grekë kanë filluar gjithashtu të joshin shqiptarët më të rinj, të cilët duan të kalojnë jashtë vendit pushimet e tyre të verës, raporton “BIRN”.

Sipas të dhënave të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës rreth fluturimeve gjatë verës 2016 tregojnë se rreth 41,000 shqiptarë kryen fluturime çarter drejt detit Egje në Turqi atë vit, ndërsa operatorët e shohin trendin të mbetet i njëjtë gjatë 2017, përcjell albinfo.ch.

Çmimet relativisht të ulëta janë një faktor i rëndësishëm për shqiptarët, një nga vendet më të varfra në Evropë. Dhjetëra agjenci turistike ofrojnë paketa 1-javore nga 350 euro personi deri në 1000 euro për një hotel me pesë yje. Fëmijët, në varësi të moshës, paguajnë gjysmë çmimi ose mund edhe t’i shoqërojnë prindërit falas.

-Advertisement-

Agjentët turistikë në Shqipëri gjithashtu përmendin Spanjën dhe Portugalinë si destinacione më të frekuentuara për shqiptarët gjatë verës. Megjithatë, mungesa e fluturimeve direkte nga Shqipëria me këto vende mbetet një pengesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera