Lajme

PAN-i s’i ka votat

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 04 July 2017

Politologu Ramush Tahiri mendon se PAN-i nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë, prandaj duhet të bashkëpunojë me LVV-në ose me LDK-në.

“PAN-i nuk i ka numrat e as votat për ta krijuar Qeverinë edhe nëse e merr mandatarin nga presidenti si koalicion i parë fitues. Në respektim të rregullave do të ishte që të bëjë koalicion qeverisës me LVV-në e me LDK-në ose me njërën prej tyre plus partitë e pakicave”, ka thënë Tahiri, për “Zeri.info”.

Më tej ai ka shtuar se koalicioni PAN edhe mund t’i sigurojë 61 vota dhe ta formojë ekzekutivin, por kjo Qeveri do të ishte e paqëndrueshme.

-Advertisement-

Ndërsa Pal Lekaj, nga AAK-ja, ka thënë se deputetët e Parlamentit të Kosovës do ta mbështesin Haradinajn që të bëhet kryeministër.

“Haradinaj do të jetë edhe kryeministër i tyre, edhe i të gjithëve sepse ai do të udhëheqë me Qeverinë e vendit”, ka thënë për gazetën “Zëri” Lekaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera