Nis falimentimi i call-centerave, brenda vetëm 3 ditëve u mbyllën tre kompani
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 04 July 2017
Mbijetesa e Call Center-ave në Shqipëri po bëhet më e vështirë, sidomos për ato që ende mbeten të pakonsoliduara në treg apo që kanë një aktivitet modest krahasuar me “të mëdhenjtë”. Vetëm në tre ditët e fundit të qershorit janë tre kompani që kanë deklaruar mbyllje të aktivitetit, duke iu shtuar listës së atyre që mbyllën aktivitetin në fillim të muajit.
E para është Capital Market e hapur në vitin 2014 e orientuar në shërbimin call center dhe konsulencë, e cila ka nisur procedurat e likuidimit. Vetëm gjatë vitit 2015 kompania raportoi një qarkullim vjetor prej rreth 26 milionë lekë (200 mijë euro), sipas bilancit zyrtar.
Shpenzimet për paga e sigurime të kompanisë, ishin 15 milionë lekë, apo rreth 62% e totalit të shpenzimeve, teksa call center janë një sektor me kapital intensiv të punës. Ndonëse në vitin e parë të aktivitetit, kompania ka rezultuar fitimprurëse me një fitim para taksave prej 2 milionë lekë, apo një marzh fitimi prej 8%.
Mbyllja e Call Center në Shqipëri po kthehet në një normalitet kohëve të fundit ku në mes të qershorit një tjetër kompani deklaroi mbylljen. Hello Com ishte krijuar në formën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar në kapital 100 mijë lekë të zotëruar nga ortakët Giancalo De Berardinis, zotërues 70 për qind i kuotave dhe Pierluigi Frisoli, zotërues i 30 për qind të kuotave të kapitalit.
Deri në fund të vitit të kaluar, call center ishin një biznes që po rritej me shpejtësi, teksa kompanitë italiane po e zhvendosnin këtë aktivitet në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohjen e gjuhës italianë nga të rinjtë.
Kjo rritje e shpejtë, alarmoi autoritetet italiane, të cilat u gjendën nën presionin e humbjes së vendeve të punës në Itali dhe zhvendosjen e tyre në Shqipëri dhe filluan marrjen e masave drastike.
Në Itali, në datën 1 prill, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve jo anëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.
Nisma e Italisë për delokalizimin alarmoi kompanitë Call Center në Shqipëri të cilat penalizoheshin për shkak se operonin në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Jo në pak raste u ngrit shqetësimi i falimentit dhe riskut të humbjes së mijëra vendeve të punës. Qeveria në atë kohë pati një reagim të zbehtë përmes një shkrese drejtuar palës italiane por që nuk arriti të merrte ndonjë përgjigje pozitive.
Nga ana tjetër operatorët e tregut deklaruan se kompanitë mëmë po merrnin masa për të zhvendosur një pjesë të aktivitetit në vende të tjera në rajon si Rumania apo Bullgaria.
Në maj të këtij viti, nga Italia erdhi goditja finale për call center. 13 kompani firmosën një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda. Kjo marrëveshje parashikon që “95% e aktiviteteve që kryhen direkt të kalojnë në Itali brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi dhe në kontratat e të reja, të paktën 80% e vëllimeve outsourcing të kryhen në territorin italian”.
Janë 13 kompani që janë angazhuar në këtë marrëveshje. Këto subjekte, përbëjnë 65% të sektorit përsa i përket xhiros: Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Ëind Tre, Fastëeb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia.
Sektori
Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Por, të dhënat e punëdhënësve më të mëdhenj tregojnë se janë 6-7 kompani kryesore, që kanë së bashku rreth 10 mijë të punësuar. Sipërmarrjet e mëdha vlerësohet se do të arrijnë t’i bëjnë ballë presionit italian dhe do të diversifikohen, ndërsa më të vështirë do ta kenë të voglat.
Edhe përpara se qeveria italiane të miratonte sanksionet në dhjetor të vitit të kaluar, sektori kishte shfaqur probleme. Norma e fitimeve ka rënë, të mëdhenjtë nuk po rriten më dhe sipërmarrjet e vogla, sidomos ato me pronarë shqiptarë, përballen me largime të kontraktorëve ose mospagesa nga ana e tyre. Ka raste që investitorë italianë vijnë dhe hapin dy tre call center dhe i mbyllin brenda një kohe të shkurtër. /Monitor
Të tjera
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...