Lajme

PD: Lirimi i Sami Lushtakut vërteton luftën e pastër të UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 03 July 2017

Partia e Drejtësisë përshëndet lirimin e ish-komandantit të UÇK’së, njëherësh kryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke e vlerësuar vendimin e drejtë ndonëse të vonuar të institucioneve të drejtësisë.

“Edhe një herë u vërtetua lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- Komandantit Sami Lushtaku. Vlerat e UÇK-së dhe popullit liridashës janë të paprekshme. Lufta e UÇK-së për liri dhe për një shtet që sot ne gëzojmë ishte e drejtë dhe pavarësisht sfidave ajo përherë do të triumfojë përballë çdo padrejtësie”, thuhet në komunikatën e PD-së. Partia e Drejtësisë uron të gjithë qytetarët e Kosovës e në veçanti ata të Skenderajt dhe gjithë Drenicës për lirimin e Lushtakut, duke uruar e shpresuar edhe në lirimin e bashkëluftëtarëve tjerë të grupit Drenica’, thuhet në komunikatën për shtyp.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera