Lajme

Limaj pas lirimit të Lushtakut: Lufta e UÇK-së është faqja më e ndritur e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 03 July 2017

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka përshëndetur vendimin për lirimin e Sami Lushtakut.

Limaj, vlerëson se në historinë e Kosovës, lufta çlirimtare e UÇK-së, është më e ndritur e saj.

Kjo luftë e pastër dhe patriotike sipas tij, u shënua me gjak dhe sakrifica të panumërta.

-Advertisement-

Ish komandant ‘Çeliku’, thotë se lirimi i Sami Lushtakut është lajm shumë i mirë dhe shpreson që drejtësia t’i japë fund sa më parë edhe procesit të luftëtarëve tjerë, qe siç thotë Limaj padrejtësisht po ju merret liria.

Postimi i plotë i Limajt:

Lirimi i sotëm i Lushtakut, ish komandanti i njohur si ‘Çeliku’, thotë se është lajm shumë

Në historinë e Kosovës lufta çlirimtare e UÇK-së, është faqja më e ndritur e saj. Kjo luftë e pastër dhe patriotike e jona u shënua me gjak dhe sakrifica të panumërta të popullit tonë.

Bijtë dhe bijat më të vyer të popullit shqiptar të Kosovës dhanë lulen e rinisë për lirinë e pavarësinë e vendit. Ndërkohë figura të shquara të kësaj epopeje luftarako-patriotike, mbas lufte po përballën me akuza të pavërteta, një ndër ta është edhe Gjenerali, Sami Lushtaku, që po mbahej prej kohe në paraburgim me akuza të rrejshme.

Lirimi i tij sot është një lajm shumë i mirë, dhe shpresojmë që drejtësia t’i japë fund sa më parë edhe procesit të bashkëluftëtarëve tanë të tjerë, që ende pa drejtësisht po ju merret liria. FL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera