Lajme

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 03 July 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Ergit Qeli.

Në këtë mbledhje, u paraqit njoftimi që ka ardhur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me vendimet e këtij institucioni pas ankesave të paraqitura nga Subjektet Politike dhe Kandidatët lidhur me Rezultatet Përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit të shpallura nga KQZ-ja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, konform vendimeve të PZAP-it, urdhëroi Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të rinumëruar Vendvotimet në një periudhë sa më të shpejtë të mundur. PZAP ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i pjesërishëm i kutive të votimit sa i përket votave të kandidatëve të subjekteve politike përkatëse, të cilët kanë parashtruar ankesat e tyre.

-Advertisement-

Rinumërimi i këtyre kutive të votimit do të fillojë gjatë ditës së sotme, e hënë.

Gjithashtu, në vazhdim të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve emëroi anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për 38 komunat e Republikës së Kosovës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera