Ja sa studentë do të pranojë këtë vit UP-ja dhe kur do të hapet konkursi
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 03 July 2017
Pas publikimit të rezultatit të testit të Maturës në të cilën është bërë e ditur se kanë kaluar 83.5 për qind e nxënësve, tashmë i është hapur rruga Universiteti të Prishtinës për të pritur të gjithë kandidatët e interesuar për të qenë pjesë e UP-së.
Ndonëse tashmë kanë filluar përgatitjet meqë rast njësit akademike me mbështetjen e senatit kanë propozuar që UP-ja për vitin akademik 2017/18 të regjistrojë 6 mijë e 779 student, tashmë mbetet në dorë të ministrit të Arsimit në detyrë, Arsim Bajrami për miratim.
Ndërkohë edhe dy ditë kanë mbetur derisa të bëhet caktimi kuotave nga ana e ministrit.
Konkursi pritet të shpallet me 5 ose 6 korrik.
Këtë e ka bërë me dije ,Hysen Bytyçi këshilltar i rektorit të UP-së, Marjan Dema.
Ai ka thënë se UP është e gatshme që të shpallë konkursin në momentin që miratohet propozimi nga ana e ministrit.
Ai ka thënë se shpallja e konkursit për pranimin e studentëve në UP është momentalisht një prej çështjeve me të cilën po merren në universitet.
“Bazuar në listën e programeve që janë akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim ne kemi planifikuar që të regjistrojmë 5 m8ijë e 879 studentë të rregullt dhe 900 studentë për studime me korrespodencë.”, ka thënë ai.
Bytyçi ka treguar se UP edhe këtë vit ka provuar që programet të cilat ofrohen të jenë më të përshtatshme me tregun e punës.
“Ekziston një trend që edhe në UP në shkencat shoqërore të bëjmë një zvogëlim por jashtëzakonisht të moderuar të numrit të studentëve nga shkencat shoqërore dhe të rritet numri i studentëve në shkencat e natyrës apo inxhinieri. Ky është numri që ne e kemi propozuar duke u bazuar në kapacitetet tona infrastrukturore dhe humane që të jemi në gjendje ta menaxhojmë në nivelin bachelor për vitin akademik 2017/18. Në shtator do të kemi konkursin e hapur prapë në programet që nuk plotësohet numri dhe po ashtu edhe për studimet master dhe doktoratë”, ka shtuar ai për Gazetën Monitor.
Bytyçi ka thënë se presin që edhe këtë vit interesimi më i madh i maturantëve të jetë për Universitetin e Prishtinës.
“Presim numrin më të madh të aplikantëve më cilësorë që vijnë nga shkollat e mbarë Kosovës dhe trojeve shqiptare. Ne jemi të privilegjuar që do të kemi numrin më të madh të studentëve, cilësinë dhe kjo na jep obligim dhe përgjegjësi të lartë që këta studentë cilësor të arrijnë suksese sa më të mira”, është shprehur Bytyçi
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...