Lajme

Gjakovë: Vetura godet dy këmbësore, njëra vdes tjera e lënduar rëndë

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 03 July 2017

Sot, rreth orës 09:54 në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, para Hotel “Pashtrikut” ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, në të cilën një vajzë ka humbur jetën e një tjetër është lënduar rëndë, njofton Polica rajonale e Gjakovës përmes një kumtese.

Aksidenti ndodhi kur një automjet udhëtarësh në lëvizje, nga pakujdesia, në vend kalimin për udhëtarë, i godet dy këmbësorë të cilëve iu shkaktoi lëndime të rënda trupore.

Personat e lënduar menjëherë janë dërguar në Emergjencën e spitalit nga qytetarë të rastit nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore:

-Advertisement-

L.Th e lindur në vitin 1998, femër kosovare/shqiptare ka ndërruar jetë.

Q.S e lindur në vitin 1999, femër kosovare/shqiptare ka pësuar lëndime trupore.

Ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin menjëherë është paraqitur në polici dhe me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera