Lajme

Drenori i përgjigjet Lladrovicit, me i vjedh vota PDK-së është mision i pamundur

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 03 July 2017

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavir Drenori,  përmes një postimi në “facebook” i është përgjigjur Lladorvcit  duke e quajtur të pa mundur misionin për vjedhje të votave të PD-së në Drenas.

Drenori madje ka shkruar se po akuzohet nga njeriu që me vjedhje industriale të votave u bë deputet, transmeton Infokusi.com

Ai ka shtuar se për Lladrovcin dhe shokët e tij shumica e kutive atë botë ishin mbushur në oda ose në zyre të drejtorëve të shkollave.

-Advertisement-

Postimin e potë të Drenorit bërë në “facebook” mund ta gjeni më poshtë”

“Me i’a vjedhë votat PDK-së në Drenas është kogja mision i pa mundur, Ramiz!”

Sqarim për publikun

Dje përmes mediave te shkruara sqarova pozicionin tim rreth deklaratave të Ramizit se gjoja unë paskam vjedhë vota, madje më së shumti nga Vetëvendosja!

Në fakt unë ende jam i “merzitur” për numrin e pakënaqshëm të votave që mora në Drenas, kur kemi parasysh që para gjashtë muajsh (4 Dhjetor 2016) mora rreth 2700 vota, ndërsa me 11 Qershor mbeta me1004 vota. (Mediat me kanë cituar dje gabim).
Në nivel vendi kam marrë 4811 vota, nga to mbi 800 në Prishtine, mbi 300 në Gjilan, mbi 300 në Prizren e kështu me radhë.

Por nuk është qudi nga kush po akuzohem; nga njeriu që nga një proces zgjedhor i deformuar skajshmërisht në vitin 2010 (vjedhje industriale të votave), u bë deputet.
Për të dhe shokët e tij shumica e kutive atë botë ishin mbushur në oda ose në zyre të drejtorëve të shkollave.
Edhe në fshatin tim kishin ndodhë. Madja falë mbushjes së kutive në oda të caktuara, “meshkujt” e këtyre familjeve “bujare” sot gëzojnë pozita në staf diplomatik dhe në dikastere të ndryshme të qeverisë qendrore.

Unë megjithatë, i këshilluar nga avokati im, kam vendosur t’a padisë Ramizin për shpifje, nëse i njëjti nuk e tërheqë këtë deklaratë dhe nuk kërkon falje.

Këtë do ta bëjë më tepër për hirë të korrektësisë ndaj Levizjes VETËVENDOSJE! me listën e se cilës garova në zgjedhjet e 11 Qershorit, përndryshe, po e përserisë “sa budallallëqet i qet nga goja Ramizi, do duhej ta angazhoja një ekipë vetëm për denoncime”.

PS.: Që nga fillimi i angazhimit tim politik, ndërmjet, në njërën anë të parimeve-respektimit të rregullave demokratike, shërbimit të interesit të shumicës së qytetarëve në funksion të përmirësimit të sistemit udhëheqës në përgjithesi, bazuar në modelin gjerman të qeverisjes dhe në anën tjetër marrja e votave-jashtë rregullave demokratike, unë kam zgjedhur të paren dhe me deshirë po “sakrifikohem”, dhe nëse mbetem “gjallë”, dita kur do të triumfoj nuk është e largët!/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera