Lajme

Policia gjermane tregon për vrasjen e trefishtë të rapsodit kosovar

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 03 July 2017

Një tragjedi shqiptare raportohet të ketë ndodhur në Gjermani. Siç shkruajnë mediat lokale në Kosovë, rapsodi i njohur kosovar, S.V., ka vrarë gruan, vajzën dhe në fund veten, përcjell albinfo.ch.

I ndjeri ishte nga Ferizaj, kurse prej kohësh po jetonte në Gjermani.

Ai kishte qëlluar vajzën, që kishte vdekur në vend, kurse gruaja e tij ishte dërguar në spital. Edhe gjermanët kanë mbetur të tmerruar nga kjo ngjarje.

-Advertisement-

Edhe ‘Bild.de’, ka raportuar për një tragjedi familjare në jug të Marburgut. Policia dhe prokurorët kanë qenë në vendin e krimit dhe janë duke hetuar rastin.

Për shkak të gjurmëve, hetuesit e kanë cilësuar si ‘krim në mjedisin familjar’. Gjithashtu edhe arma është gjetur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera