Lajme

Fillon shkolla verore e BE-së në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 03 July 2017

Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizojnë shkollën verore te BE-së në Prishtinë.

Çështjet e BE-së, ekonomia dhe politika në kuadër të agjendës së BE-së, zbatimi i MSA-së dhe marrëdhëniet BE-Kosovë në përgjithësi do të jenë në qendër të programit pesë-ditor interaktiv Shkolla Verore e BE-së.

Ngjarja është organizuar bashkërisht nga projekti “Young Cell Scheme” i financuar nga BE-ja dhe “European Young Cells Alumni” (EYKA) me mbështetjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës në periudhën nga 3 deri më 7 korrik 2017.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera