Lajme

Thaçi tregon çfarë do të flasë nesër me Vuçiq-in

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 02 July 2017

Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë do takohen nesër në Bruksel.

Hashim Thaçi ka shpjeguar përmes një statusi në llogarinë e vet në Facebook se cila është arsyeja e këtij takimi dhe cilat do jenë temat eventuale, njofton Klan Kosova.

“Nesër, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogerini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit”, ka shpjeguar Thaçi.

-Advertisement-

“Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”.

Disa parti, sic është Lidhja Demokratike e Kosovës, me të dëgjuar për takimin, që nga BE u bë publik dje, ka lëshuar një komunikatë për media ku shprehte pakënaqësitë për këtë takim.

LDK shkruante se Thaçi s’e ka kredibilitetin e mjaftueshëm për të përfaqësuar Kosovën, pasi ai ka dëshmuar se i takon më shumë partisë së tij, sesa shtetit.

LDK ftonte edhe partitë e tjera të unifikohen në këtë kundërshtim.

Unitet ka kërkuar nga partitë edhe Thaçi, por ai për lënjëne dallimit dhe bashkimin për interes shtetëror.

“Duke marrë në konsideratë detyrat e shumta që i presin institucionet e reja që duhet të krijohen pa humbur kohë, ftoj për unitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror”.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pikërisht një çështje prioritare e interesit shtetëror, prandaj unë do të punoj me këmbëngulje që të jemi të bashkuar si institucione shtetërore dhe parti politike parlamentare pa përjashtim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera