Lajme

Gara brenda PD-së, shtohet rivaliteti

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 01 July 2017

Gara për kreun e Partisë Demokratike deri në këto momente numëron katër kandidatë, ndërkohë që zyrtarisht nën selinë e PD-së njihen vetëm dy prej tyre.

Eduard Selami, i cili është themelues i kësaj force politike, por edhe ish-kryetar i saj, ka qenë i pari i cili ka shpallur kandidaturën e tij përball asja të kreut aktual të PD-së, Lulzim Bashës.

Ndërkohë pas tij një tjetër demokrat, anëtar i Partisë Demokratike në qytetin e Fierit, Astrit Sinanaj, ka deklaruar në faqen e tij të Facebook, se ka marrë vendimin për të qenë pjesë e garës për kreun e PD-së.

-Advertisement-

Në garë është gjithashtu edhe Erion Piciri i cili ka njoftuar zyrtarisht se ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike do të mbahen në datën 22 korrik, dhe në to do të garojë edhe kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit, deklaroi në një konferencë për mediat se do të ngrite funksionet e tij si kryetar dhe se deri në momentin e zgjedhjes së kreut të ri, funksionet drejtuese në parti do të bëheshin nga dy nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i saj./shekulli

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera