Lajme

Pentagoni vonon hapjen e ushtrisë për transgjinorët

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 01 July 2017

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis vendosi të shtyjë me gjashtë muaj hapjen e ushtrisë amerikane për transgjinorët, njoftoi sot Pentagoni.

Paraardhësi i Jim Mattis nën administratën Obama, Ashton Carter, kishte vendosur një vit më parë se ushtria duhet të fillonte pritjen e rekrutimeve transgjinore që prej 1 korrikut 2017.

Por, procesi i hapjes është vonuar pasi shërbime të ndryshme të ushtrisë amerikane nuk kanë qenë unanime për këtë çështje.

-Advertisement-

“Kreu i Pentagonit miratoi sot një rekomandim të shërbimeve për të shtyrë aksesin e personave transgjinorë në ushtri më 1 janar 2018”, deklaroi sot në një komunikatë zëdhënësi i Pentagonit, Dana White.

“Shërbimet e ushtrisë amerikane do të rishohin planet e tyre të integrimit të personave transgjinorë dhe për të vlerësuar ndikimin e këtij integrimi mbi efikasitetin e forcave të armatosura”, theksoi zëdhënësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera