Auto&Tech

Facebook lanson veçorinë ‘Gjej Wi-Fi’ në mbarë botën (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 01 July 2017

Facebook po e zgjeron veçorinë e tij më të re, të dizajnuar për t’iu ndihmuar përdoruesve që të gjejnë rrjet të qasshëm Wi-Fi.

Kompania kishte filluar testimin e opsionit “Gjej Wi-Fi” vitin e kaluar, opsion ky që tregonte se ku ka afër diku rrjet publik të Wi-Fi.

Në atë kohë, opsioni ishte në dispozicion vetëm për iOS në disa vende të zgjedhura, por sot Facebook njoftoi se përdoruesit e Android dhe iOS së shpejti do të fitojnë qasje në “Gjej Wi-Fi” (Find Wi-Fi), transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Kompania shpjegon se ky opsion është i dobishëm kur jeni duke udhëtuar, por veçanërisht kur jeni në një zonë ku rrjeti celular është i dobët.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy