Lajme

Metju Nimic sot vjen në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 01 July 2017

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen për emrin, Methju Nimic prej sot, 1 deri më 4 korrik do ta vizitojë Shkupin, kumtoi zyra e zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, njofton Portalb.mk.

Nimic, siç thuhet, vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin.

Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së Republikës së Greqisë, është paraparë që Nimic të shkojë për në Athinë, menjëherë pas vizitës në Shkup.

-Advertisement-

Para arritjes së tij, Nimic thotë se vitet e fundit nuk ka qenë koha e përshtatshme për negociatat intensive rreth emrit për arsye të ndryshme, por shprehu shpresë se çështja e emrit përsëri do të jetë temë kryesore mes të dyja vendeve.

“Mendoj se kaloi mjaft kohë. Mendoj se të dyja vendet jetojnë së bashku në paqe për 25 vjet. Ka ardhur një brez i ri që e merr në konsideratë kontestin. Ka sfida të tjera në rajon që nuk kanë ekzistuar në vitet e 90 – ta. Pra, ndoshta ka ardhur koha për të ri-shqyrtuar shkaqet e shqetësimit në periudhën kur filloi kontesti. Por duhet të them se kontesti në lidhje me Maqedoninë, si një koncept ende shihet në mënyra të ndryshme nga të dyja vendet”, tha Nimic.

Takimi i fundit i Metju Nimic për çështjen e emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë ishte në korrik të 2014-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera