Lajme

NATO-ja: Batalionet që kanë rrethuar Rusinë gati të sulmojnë

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 01 July 2017

Katër batalione ndërkombëtare të stacionuara në Evropën Lindore tashmë janë të gatshme t’i përgjigjen çdo agresioni rus, njoftuan ministrat e Mbrojtjes së tetë vendeve anëtare të NATO-s.

Gjermania, Britania e Madhe, SHBA dhe Kanada aktualisht drejtojnë katër grupe ushtarake multi-nacionale në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Dislokimi i tyre u vendos nga liderët e NATO-s gjatë një samiti në Varshavë në korrikun e 2016, në kuadër të një forcimi më të madh të mbrojtjes kolektive vendosur pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ofensivës së rebelëve separatistë prorusë në lindje të Ukrainës në 2014.

-Advertisement-

“Këto batalione demonstrojnë një përgjigje direkte ndaj veprimeve agresive të Rusisë, përfshirë veprimtari provokuese ushtarake në periferi të territorit të NATO-s, që përkeqësuan ndjeshëm stabilitetin dhe sigurinë, rritën paparashikueshmërinë dhe ndryshuan rrethin e sigurisë”, theksuan në një deklaratë të përbashkët Britania e Madhe, SHBA, Kanada dhe Gjermania, duke mbështetur stafin drejtues si dhe Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, vendet mikpritëse.

Në samitin e vitit të kaluar të NATO-s në Varshavë, aleanca vendosi të dërgojë forca në vendet në kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Një pjesë e konsiderueshme e trupave të NATO-s kanë arritur në Lituani afër enklavës ruse të Kaliningradit, raporton “AP”.

Më shumë se 100 ushtarë belg dhe qindra mjete ushtarake ndohen në Klaipeda, e cila është rreth 60 kilometra larg nga Kaliningradi, ku Rusia ka një bazë detare dhe sistem shumë të gjerë raketash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera