Lajme

Presidenti e ka në dorë zvarritjen e konstituimit të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 01 July 2017

Kuadri ligjor në Kosovë nuk e saktëson një kohë pas zgjedhjeve, brenda së cilës kreu i shtetit detyrohet ta caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

Për pasojë, nga vullneti i presidentit Hashim Thaçi do të varet zvarritja eventuale e konstituimit të ekzekutivit të ri, shkruan sot Koha Ditore.

Në nenin 95 Kushtetuta flet për zgjedhjen e Qeverisë. Aty vetëm theksohet se “pas zgjedhjeve” presidenti ia propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose me koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

-Advertisement-

Në Presidencë nuk kanë treguar se sa kohë pas zgjedhjeve mandatari do të caktohet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera