Lajme

A bëhet fjalë kontrabandim të deputetëve, tregon Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 30 June 2017

Krasniqi: Subjektet politike e kanë obligim të respektojnë vullnetin e qytetarëve

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi në emisionin Argument Plus të RTV21 tha se subjektet politike e kanë për obligim të respektojnë vullnetin e qytetarëve.

“Nëse e respektojnë atëherë dihet se kush duhet t’i themelojë këto institucione. Qeveria dihet që mund të formohet edhe me 61 deputetë”, tha Krasniqi, shkruan rtv21.tv

-Advertisement-

I pyetur nëse bëhet fjalë për kontrabandim të deputetëve pasi ai ka theksuar se koalicioni PAN ka siguruar mbi 61 vota, Krasniqi nuk deshi të flas me arsyetimin se ai nuk ishte pjesë e bisedimeve.

“Ishin një nga zgjedhjet më të rregullta që ka zhvilluar gjatë gjithë këtyre viteve Kosova… rezultati zgjedhor dihet”, shtoi Krasniqi.

Sipas tij, deputetët e kanë të drejtën autonome për të marrë vendim t’i bashkohet ndonjë koalicioni./21Media

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera