Lajme

Trump: Do t’i mbrojmë aleatët nga regjimi “brutal” i Koresë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 30 June 2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi si “brutal dhe të pamatur” regjimin e Koresë së Veriut dhe tha se ka një “plan të fortë” për të trajtuar programet e paligjshme të Phenjanit me raketa bërthamore dhe balistike.

Trump, duke folur në Uashington pas takimit me presidentin jugkorean, Moon Jae-in, tha se veprimet e Koresë së Veriut “kërkojnë përgjigje të vendosur”.

Qeveria në Phenjan “nuk ka kujdes për sigurinë e popullit të saj, të fqinjëve dhe nuk ka respekt për jetën e njeriut”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

-Advertisement-

Para takimit me Moon, Trump tha se ka “shumë opsione për Korenë e Veriut”.

Në konferencën për media, ai nuk i specifikoi ato, por tha se “epoka e durimit strategjik me Korenë e Veriut ka dështuar”.

“Qëllimi ynë është paqja, qëndrueshmëria dhe prosperiteti për rajonin. Por, Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë veten gjithmonë. Ne do t’i mbrojmë edhe aleatët tanë gjithmonë”, tha Trump.

“Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Korenë e Jugut dhe Japoninë, si dhe me partnerët në gjithë botën, për një sërë masash diplomatike, të sigurisë dhe ekonomike, për të mbrojtur aleatët tanë dhe qytetarët tanë nga një kërcënim siç është Koreja e Veriut”, tha Trump.

Koreja e Veriut ka kryer dy prova bërthamore, ndërsa ka lëshuar disa raketa balistike.

Ajo thotë se po bën përpjekje të zhvillojë një raketë të aftë për të hedhur kokë bërthamore në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera