Lajme

As Samiti i Dubrovnikut nuk kalon pa ngacmime Thaçi-Vuçiq, ja çfarë ndodhi?

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 30 June 2017

Edhe në Samitin e Dubrovnikut, vëmendja përsëri është marrë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në samitin e vendeve anëtare të bashkëpunimit në Evropën Juglindore, sipas mediave serbe, ishte rënë dakord që të flitet në gjuhën angleze, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në “gjuhën e nënës”, shkruan Telegrafi serb.

Përderisa të gjithë anëtarët e vendeve pjesëmarrëse folën në gjuhën angleze, presidenti i Republikës së Kosovës nuk e përfilli këtë “rregull”. “Do flas në gjuhën lokale, siç e pëlqen t’i thotë presidentja kroate”, citohet të ketë thënë Thaçi, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Por kjo duket se nuk i pelqeu presidentit të Serbisë. Dhe kur të gjithë filluan të merrnin kufjet për përkthim, Vuçiq i reagoi presidentit të Kosovës.
“Mundesh lirisht me fol serbisht, Hashim, që të të kuptojnë të gjithë”, i tha Vuçiqi me ironi presidentit kosovar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera