⚽ Flet mjeku i parë i Messit: Ja si e kam ndihmuar të rritet…
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 30 June 2017
Diego Schwarztein, mjeku i parë endokrinolog që ka trajtuar futbollistin Lionel Messi për “mangësi të pjesshme të hormonit të rritjes” së tij, tha të enjten se e ka ndihmuar të rritet “la Pulga”, por mohoi çdo “ndikim” në karrierën e lojtarit më të mirë në botë.
“Në karrierën e tij të futbollit nuk kam pasur asnjë ndikim. Unë jam një mjek, që në fëmijërinë e tij e kam ndihmuar të kapërejë një problem shëndetësor, që kishte të bënte me rritjen e tij. Kjo është e gjitha. Karriera e Leos është bazuar në talentin e frikshëm, aftësinë e tij dhe në cilësitë si futbollist, – ka thënë Schwarztein.
– E kam ndihmuar atë të rritet, asgjë tjetër, jo të shkelmojë topin”. Schwarztein tha se ai nuk ka punuar direkt për Newell, ekipin ku Messi u shfaq, por në departamentin mjekësor, që klubi e kishte kontaktuar, sepse një patologji endokrinologe e zbuluar e pengonte të rritej.
“Në ato vite, ne po flasim për 1997, kam punuar afër Newell. Njëri nga pacientët ishte Lionel Messi. Bënim konsultime të zakonshme, por flisnim pak për futbollin. Në Argjentinë, ose në fazat e hershme në Barcelonë, unë e ndiqja, sepse kjo ishte një situatë që kërkonte monitorim. Ne e kemi parë njëri-tjetrin çdo dy apo tre muaj. Më vonë e kuptova se Messi ishte Messi, e kam ndjekur karrierën e tij dhe kam pasur gëzim të madh si ishte duke u bërë lojtari më i mirë në botë. Gjatë viteve e kam humbur kontaktin me vetë Messin, por jo me familjen e tij. Unë flas sidomos me Jorge, babain, i cili kalon më shumë kohë këtu në Rosario.” Leo Messi do të martohen sot në vendlindjen e tij, Rosario, me Antonela Roccuzzo, me të cilën ka dy djem, Thiago (4 vjeç) dhe Mateu (1 vjeç). “Kjo është një temë që nuk më intereson në veçanti. Eshtë një çështje private, diçka e tyre”, – tha Schwarztein.
Të tjera
-
PSD i ndan mirënjohje kryetarit të Gjilanit: Kunati i vitit
Partia Socialdemokrate ka realizuar një aksion simbolik, gjatë të cilit i ka ...
-
Dy nga tre të arrestuarit për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi
Dy nga tre shtetasit malazezë që janë në paraburgim me nga një muaj në Kosovë...
-
Kurti: Duke e forcuar Forcën tonë, e forcojmë dhe e bëjmë më të qëndrueshme Republikën
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e Forcës së Sigurisë së ...
-
Bajrami ironizon me premtimin e Kurtit për fabrikën e municionit, ia kujton atë të keqapit që s’e bëri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë ...
-
Ramush Haradinaj nesër në ora 17:00 do të mbajë konferencë për media
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, nesër do të mbajë konferencë për med...
-
Infokusi siguron fakte: Si u zgjedh Arben Krasniqi kundërligjshëm dhe me më së paku pikë sekretar i përgjithshëm i qeverisë
Sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, u mor vendimi që në pozitën e sekreta...
-
Bedri Hamza takon Edi Ramën në Tiranë për 28 Nëntor: Të bashkuar për të nderuar trashëgiminë dhe për të punuar për të ardhmen
Badri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka takuar Edi Ramën, Kr...
-
KESCO: Rikyçjet e konsumatorëve në rrjet të energjisë elektrike do të bëhen me automatizëm
KESCO njofton se ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike p...
-
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë ...
-
Ish-ministrat Shala e Krasniqi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi, ...
-
Skandaloze: Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare
Erdhi në shkollë për të vijuar mësimin sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, të...
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...