Gecaj: Kam pritur më shumë se kaq!
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 30 June 2017
Ish-zv.ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, nuk i mjaftoi zhurma që krijoi në qeverinë Mustafa, për të fituar simpatinë e elektoratit. Ai nuk arriti të marrë mjaftueshëm vota për të hyrë në Kuvend. E për këtë ai ka shkruar sot në Facebook.
Gecaj është shprehur i zhgënjyer pasi që ka pritur që ‘punën, përvojën, profesionalizmin, kredibilitetin, energjinë, sinqeritetin dhe ndershmërinë të cilën e kisha investuar këto dy vite e gjysmë në institucioneve’ t’i shpërbleheshin me vota të cilat nuk i mori.
Ai edhe një herë ka treguar se sa me përkushtim i ka shërbyer e e ka mbrojtur Mustafën e Qeverinë e tij, ndërsa ka thënë se këtë do të vazhdojë ta bëjë në Lidhjen Demokratike, pa marrë parasysh se në cilën pozitë gjendet
E Gecaj, me anë të këtij postimi, ka thumbuar ata që janë pjesë e LDK’së e që shpesh herë kanë kundërshtuar vendimet e partisë, – e të cilët arritën të grumbullojnë vota, ndryshe nga Gecaj që edhe më tutje vlerëson vetën për faktin se i ishte bindur vendimeve të kreut dhe partisë.
Ky është shkrimi i plotë i Gecajt:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës – ju brezi që krijuat republikën, ju brezi i republikës që e gëzoni atë, ju brezi i cili do ta gëzoni atë në të ardhmen, dhe posaçërisht ju të cilët u flijuat për republikën. Së pari ju falënderoi nga zemra juve që me sugjerimet dhe këshillat e përbashkëta më keni inkurajuar që unë të kthehem dhe të kontribuojë në vendin tim të lirë. Ju faleminderit deri në përkulje të gjithë juve për atë besim dhe për atë votë që më dhatë në këto zgjedhje.
Është e vërtetë se kam pritur më shumë se kaq, posaçërisht duke pasur parasysh punën, përvojën, profesionalizmin, kredibilitetin, energjinë, sinqeritetin dhe ndershmërinë të cilën e kisha investuar këto dy vite e gjysmë në institucionet e republikës. Kam mbrojt me guximin më të madh intelektual dhe me ndershmërinë më të madhe njerëzore Qeverinë dhe Kryeministrin për të cilin kam punuar, duke i dalë zot kështu vendimeve të strukturave qendrore të partisë të cilës i përkas tani e njëzeteshtatë vite. Me asnjë veprim timin nuk kam shkelë asnjë nga parimet e mia individuale, njerëzore e profesionale, por me moralin më të lartë dhe me ndershmëri kam kryer të gjitha detyrat dhe obligimet e shumta dhe ndër më të vështirat të cilat mu kanë besuar gjate këtij mandati. Jam ballafaquar me kundërshtarët, keqbërësit dhe dashakëqijtë pa asnjë hezitim, duke provuar kështu se nuk është mirë të hyhet në asnjë punë me dy mendje por me një mendje të prerë dhe me një dedikim të paluhatshëm.
Nuk kam besuar dhe nuk besoi se duhet të jem pjesë e cilitdo organizëm e në të njëjtën kohë të bëj sehir për te dhe kundër tij. Është dashtë ose jo të hyhet në koalicion me PDK-në nuk ka qenë vendim i imi, apo i cilido nga ne, por i strukturave të partisë sonë, prandaj edhe përgjegjësia për mirë apo për keq është kolektive dhe jo individuale. Megjithatë, individuale ishte përkushtimi dhe dedikimi im i pathyeshëm dhe i pa-kompromis që palodhshëm të punoi për shtyrjen para të proceseve dhe vendimeve të qeverisë dhe të partisë sime, parti e cila është më meritorja për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë të cilën e gëzojmë ne sot. Pa marrë parasysh se ku do të jem dhe çfarë do të bëj në të ardhmen, e padyshimtë është se unë gjithherë dhe kudo do të jem LDK-ist i përbetuar, sepse LDK ka qenë, është dhe besoi fuqishëm që edhe në të ardhmen do të mbesë instrumenti më i mirë politik dhe i pa-konkurrencë për shtyrjen para të proceseve vitale të rëndësisë nacionale me interes të përgjithshëm qytetarë e kombëtarë. Uroi ta ruajmë LDK-në si sytë e ballit.
Të tjera
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...