Lajme

14 ankesa në adresë të PZAP’it

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 30 June 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Kandidatët për deputetë kanë kohë 24 orë që t’i dërgojnë ankesat e tyre në PZAP.

E në orët e para të ditës së sotme në adresë të KQZ’së, kanë shkuar 11 ankesa të kandidatëve për deputetë të cilët nuk kanë mundur që ta kalojnë pragun. Ndërkohë që dje në po të njëjtin institucion janë ankuar edhe tre deputet të tjerë.

Kështu ka bërë me dije për Gazetën Express, sekretari i KQZ’së, Mulë Desku. Ai ka shpjeguar se ankesat kanë të bëjnë kryesisht me mos përputhjen e rezultateve.

“Deri në orën 11 në adresë të PZAP’së kanë ardhur 14 ankesa nga ana e kandidatëve të subjekteve politike. 3 gjatë ditës së djeshme si dhe 11 kandidatë të tjerë janë ankuar sot”, ka thënë Desku.

-Advertisement-

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme Fatmir Xhelili i PDK’së,  Selvije Halimi si dhe Muharrem Nitaj i AAK’së janë tre kandidatët e koalicionit PDK-AAK-Nisma që janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 qershorit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera