Koci tregon nëse Hashim Thaçi do të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale!
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 30 June 2017
Avokati, Arianit Koci në intervistën dhënë “Gazeta Blic”, ka folur edhe rreth mundësisë që presidenti Thaçi të jetë i akuzuar nga gjykata për krime, duke thënë se ai beson se Thaçi nuk do të akuzohet sepse tashmë është dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se akuzat ndaj krerëve të UÇK-së kanë ardhë si pasojë e veprimtarisë të shërbimeve serbe.
Ai më tej ka komentuar Gjykatën Speciale ku ka thënë se aktakuzat nga kjo Gjykatë mund të ngritën nga fundi i verës.
Koci thotë se të gjitha procedurat juridike kanë përfunduar dhe kështu nuk ka pengesa juridike për fillimin e punës së gjykatës.
Më poshtë keni intervistën e plotë me Arianit Kocin:
GazetaBlic: Sipas raportimeve të medieve thuhet se brenda këtij viti Gjykata Speciale do të filloj aktivitetin e saj, dhe këtë vit pritet të bëhen akuzat e para. A mund të na thoni diç më shumë rreth këtyre zhvillimeve dhe besoni se ky do jetë viti ku në Gjykatën Speciale do të ngritën akuzat e para ndaj personave që pretendohet se kanë kryer krime lufte?
Arianit Koci: Interesi i shoqërisë sonë është që këtë proces ta kryejmë sa më shpejtë. Në të njëjtën kohë, duhet që të jemi shumë syçelë në kualitetin e provave që e ofron Serbia. Tanimë është stërzgjatur ky proces i cili ka krijuar më shumë huti se sa që ka ofruar sqarime. Në aspektin procedural më nuk ka asnjë pengesë që të ngritën aktakuzat. Besoj që tanimë kemi hyrë në një dinamikë të re të zhvillimeve dhe si e tillë, pritet që pas pushimeve verore të ngritën edhe aktakuzat e para. Sidoqoftë, duke qenë se i gjithë procesi i konsolidimit të Gjykatës Speciale ka ndodhur larg publikut të Kosovës, unë konsideroj se kjo është karakterizuar edhe me një jo transparencë të theksuar. Nuk dëshiroj të mendoj që kjo jo-transparencë do të derivoj me shkelje të të drejtave të akuzuarve potencial.
GazetaBlic: A mund të na thoni se a kanë mbetur pa u miratuar procedura tjera ligjore që janë të nevojshme që të funksionalizohet Gjykata Speciale dhe të mund të filloj aktivitetin e saj?
Arianit Koci: Ashtu siç theksova më sipër të gjitha formalitetet ligjore kanë përfunduar. Tanimë do të varet nga vet dinamika që e përcaktojnë prokurorët në rastet e tyre si dhe vet Gjykata Speciale.
GazetaBlic: Në raportimet e Der Spiegel rreth Gjykatës Speciale thuhet se edhe presidenti Thaçi mund të jetë pjesë e kauzave për krime lufte. A mund t’i komentoni këto raportime?
Arianit Koci: Çdo informacion që është plasuar rreth Gjykatës Speciale deri me tani, është në nivelin e spekulimeve.
Edhe raporti i Dick Martyt ka shumë të meta. Kush i beson teorisë për trafikim të organeve?
Është fakt notor që raportet e ndryshme, si burim të informacioneve i kanë shërbimet serbe.
Sidoqoftë, nuk dua të merrem me spekulime, sa i përket Presidentit të Kosovës.
Ne fakt, kam besim të plotë që z.Thaçi ka bërë luftë të ndershme dhe të pastër.
UÇK-ja nuk ka kryer krime. Ka bërë luftë mbrojtëse.
Ka qenë luftë e imponuar.
Natyrisht, mund të ketë individ që e kanë keqpërdorur emrin e UÇK-së, dhe kanë kryer krime.
Ata kanë përgjegjësi individuale, dhe le të merret drejtësia me ta.
Sidoqoftë, në fazën e parë të gjithë të pandehurit i mbron parimi i prezumimit të pafajësisë. Për me tepër, jam i bindur që askujt nuk mund ti vërtetohet fajësia, pa prova kualitative dhe të fuqishme. Fakti që dikush mund të akuzohet, jo domosdoshmërish edhe do të gjykohet me aktgjykim dënues. Kemi përvoja të me Tribunalin e Hagës. Besoj në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, dhe kjo edhe do të vërtetohet në Gjykatë Speciale.
Të tjera
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...