Rozë

Vajza e çiftit Jolie-Pitt ndihet djalë

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 30 June 2017

Ka kërkuar gjithmonë ta thërrasin John, të mbajë flokë të shkurtra e të mos vishet si vajzë. Shiloh, vajza e Brad Pitt dhe Angelnia Jolie e ka shprehur që e vogël dëshirën për të qenë mashkull.

Sipas agjencisë franceze të shtypit AFP, prindërit i kanë dhënë asaj mbështetjen për t’iu nënshtruar një trajtimi hormonal për të ngadalësuar procesin biologjik që do ta bënte 11-vjeçaren një grua. Prej shumë kohësh, Shiloh Jolie-Pitt, fëmija i parë biologjik i çiftit më të famshëm të Hollivudit, tashmë të divorcuar, në raste publike shfaqej me veshje mashkullore pasi ndihej një djalë. Vetë nëna e saj nuk e ka fshehur kurrë këtë. Në një intervistë për “Vanity Fair” në vitin 2010, Angelina deklaroi se vajza e saj donte të ishte si vëllezërit.

Brad kishte shtuar më pas se gjithmonë e kishte thërritur me shkurtimin Shi, por ajo vazhdonte ta korrigjonte, duke i thënë ta quante John. Paraqitja e vajzës në premierën e filmit të Jolie “Unbroken” në vitin 2014 ngjalli diskutime në atë kohë, me mediat që spekuluan se ishte transgjinore.

-Advertisement-

Vogëlushja e cila ka trashëguar bukurinë e të dy prindërve kishte flokë të shkurtra të ngritura lart me xhel, e mbante xhaketë e kollare. Jolie dhe Pitt kanë qenë shumë të hapur ndaj seksualitet të vajzës, duke e bërë atë të ndihej rehat pa i imponuar rregulla mbi mënyrën se si duhej të shfaqej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera