Lajme

Kosovari në Amerikë dyshohet për shitje të armëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 29 June 2017

Një kosovar në Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzohet se ka shitur armë të të tiptit  AK-47 dhe një lansues të raketës anti-tank në Kosovë.

Prokurori amerikan për Qarkun Lindor të New Yorkut njoftoi të mërkurën se Albert Veliu është në mesin e tetë të pandehurve të akuzuar për pastrim parash, zhvatje dhe trafik ndërkombëtar të armëve.

Veliu dyshohet se u kap në një përgjim ku ishte duke u aranzhuar një marrëveshje të armëve, raporton nydailynews.com.

-Advertisement-

Ujdia e armëve është e lidhur me një marrëveshje tjetër që të  pandehurit e kanë bërë për të zgjidhur një borxh zhvatjeje, thanë zyrtarët. Të pandehurit thuhet se kanë pastruar rreth 800,000 dollarë me para të drogës.

Agjentët federalë përdorën përgjime dhe informatorë konfidencialë për të kapur ata, thanë autoritetet.

Veliu i tha një informatori të DEA-s se ai kishte lidhje për armë në Kosovë dhe pastaj ndërmjetësoi marrëveshjen e armëve, thanë zyrtarët.

Policët e Kosovës dje ekzekutuan urdhër-mandat  për të kapur  shumë armë, municione dhe 600,000 dollarë  para të gatshme, raportojnë mediat amerikane, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera