Lajme

Hoxhaj thotë se Veseli e Haradinaj po bisedojnë me të gjitha partitë

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 28 June 2017

Kohën e fundit nëpër media kosovare është folur se Aleanca Kosova e Re, e cila është në koalicion në Lidhjen Demokratike të Kosovës, është duke zhvilluar bisedime që të kalojë në koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj janë mandatar nga PDK që të flasin me të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe AKR’në.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka mandatuar edhe zotëri Veselin edhe zotërinë Haradinaj si mandatar për kryeministër, të flasin me të gjitha subjektet politike dhe mandej është detyrë e tyre që realisht të bisedojnë me çdo subjekt politik duke përfshirë edhe AKR-në”, ka thënë Hoxhaj për lajmi.net.

-Advertisement-

Ndërsa për bisedimet që po zhvillohen, Hoxhaj ka thënë se tani për tani nuk mund të thotë asgjë, por që pritet të ketë një qëndrim nga të mandatuarit.

“Për gjendjen e bisedimeve nuk mund të them asgjë sepse qëndrimi jonë është që zotëri Vesli dhe Haradinaj duhet të dalin më një qëndrim”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera