Sport

⚽ Trajneri i Norrkoping paralajmëron lojtarët

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 28 June 2017

Trajneri i skuadrës suedeze Norrkoping, Jens Gustafsson thotë se ekipi i tij duhet ta shfrytëzojë si është më së miri ndeshjen ndaj FC Prishtinës në kualifikimet për Europa League .

Gustafsson gjatë konferencës për media ka folur për ndeshjen ndaj FC Prishtonës, kua tregoi se nuk ka parë shumë video të skuadrës kosovare.

“E dimë se FC Prishtina do të kërkojë të sulmojë dhe të mbrohet, por e dimë po ashtu se nuk iu ka filluar ende sezoni, duke e bërë më të vështirë punën që t’i vëzhgonim. I kemi parë disa ndeshje të tyre të pranverës”, deklaroi trajneri suedez.

Ai po ashtu tha se kundër do të kenë 11 luanë të uritur nga Kosova.

-Advertisement-

“Jemi të gatshëm të përballemi me 11 luanë të uritur nga Kosova, që janë të gatshëm të japin gjithçka nga vetja”, tha në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera