Lajme

Seancën e parë të parlamentit të ri e drejton… Sali Berisha! Por a do ta lejojë Rama?

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 28 June 2017

Në shtator do të mblidhet parlamenti i ri i Shqipërisë, ku partia socialiste do të mbajë edhe për 4 vite shumicën qeverisëse. e cila në shtator me rinisjen e kuvendit do të mblidhet në seancë.

Por e bukura e kësaj seance, sipas rregullores së parlamentit, është se ajo drejtohet nga deputeti më i vjetër në sallë.

Dhe më i vjetri në parlamentin shqiptar është Sali Berisha. Detyra e drejtuesit të seancës së parë është që të ngrejë një sekretariat prej tre deputetësh të cilët bëjnë verifikimin formal të mandateve (të deputetëve), të cilët më pas bëjnë betimin.

-Advertisement-

Por pyetja që shtrohet është… a do ta pranojë Edi Rama që parlamentin ta drejtojë njeriu që ka folur më shumë në këto 4 vite të qeverisjes së tij? Kujtojmë këtu se Rama ka premtuar se Berisha nuk do të flasë më (më shumë se çfarë i takon si deputet i thjeshtë i opozitës) në parlamentin e ri.

Në vitin 2013, situata ka qenë krejt e ndryshme. Ai që nuk ka dëshiruar të hapë e drejtojë legjislaturën e re ka qenë vetë Sali Berisha. Ish kryeministri refuzoi të hapte legjislaturën në 2013, pak muaj pas humbjes dhe rënies së qeverisë së tij. Në atë kohë, deputeti që drejtoi seancën ishte Namik Dokle, politikani më i madh në moshë pas Berishës… por kësaj here Dokle është jashtë parlamentit dhe do të jetë interesante të shihet se kush do ta drejtojë parlamentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera