Lajme

Haradinaj takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 28 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni, PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Haradianj e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, transmeton Infokusi.com

Gjatë takimit u bisedua për zgjedhjet në Kosovë, marrëdhëniet Kosovë-Itali dhe  proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

-Advertisement-

Postimin e plotë të Haradinajt bërë në “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedova për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të procesit zgjedhor.

Biseduam edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera