Lajme

Ekskluzive: Kadri Veseli 125.866 vota, Ramush Haradinaj 98.458, Fatmir Limaj 30.289

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 28 June 2017

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën para 18 ditëve ka arritur të marrë 125 mijë e 866 vota.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se këta vota Veseli i ka marrë nga numërimi i votave të rregullta.

Por, ndryshim shumë te vogël i rezultateve finale pritet të ketë nga numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora, pasi që koalicioni PAN ka marrë një numër shumë të vogël të votave nga votat e diasporës, raporton zeri.info.

-Advertisement-

Po ashtu, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, i cili është i dominuar për kryeministër nga koalicioni PAN ka arritur të marrë 98 mijë e 458 vota, deri sa Lideri i NISMA-së Fatmir Limaj në zgjedhjet e parakohshme ka arritur ti marrë 30 mijë e 289 vota, raporton zeri.info.

Përndryshe, KQZ deri nesër pritet t’i publikoj rezultatet përfundimtare, 18 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Pas publikimit të rezultateve nga KQZ, PZAP pritet t’i certifikoj rezultatet brenda ditës, nëse nuk ka ankesa nga subjektet politike në vend. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera