Lajme

Burri e bën për spital gruan në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 28 June 2017

Në orët e mbrëmjes së të martës ka ndodhur një rast i dhunës familjare në Prizren në një shtëpi në rrugën “Mbreti Pleurat”.

Policia njofton se në këtë rast i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe e njëjta është trajtuar nga mjekët e Emergjencës Rajonale në Prizren.

Sipas forcave të rendit me qëllim të eliminimit të rrezikut për viktimën, hetuesit kanë ushtruar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, në prezencë të tij dhe dëshmitarëve ku kanë gjetur dhe sekuestruar, një kallashnikov, një pushkë gjysmë automatike, pistoletë, fishekë, etj.

-Advertisement-

 Prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera