Lajme

Dashamir Tahiri: I zhgënjyer, por nuk është Basha fajtori

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 27 June 2017

Kandidati i PD-së për deputet është shprehur i zhgënjyer krahas rezultatit në qarkun e Vlorës ku kjo forcë politike mori vetëm 3 deputetë, ndërsa Partia Socialiste fitoi 3 mandate.
Duke folur për News24 Tahiri nuk ka bërë fajtor liderin e opozitës, Lulzim Basha për rezultatin ndërsa u shpreh i bindur për ecuri të mëtejshme të PD-së.

Pjesë nga intervista:

Zoti Tahiri, ndiheni i zhgënjyer për rezultatin në Vlorë?

-Advertisement-

Ndihem i zhgënjyer padyshim.

A e bëni fajtor zotin Basha?

Jo. Secili ka pjesën e tij të fajit. Koha do e tregojë. Gjërat do ecin përpara. PD do ngrihet prapë.

Do vijoni ta mbështesni?

Unë jam i djathtë. Qëndrimi im është djathtas. Po të kisha dalë vetëm do isha në parlament. Marr shkas të them se edhe partia ku isha unë nuk mori asnjë mandat atje ku ka çam. Uroj për mandatet e Elbasanit por nuk mori asnjë mandat atje ku ka çam. Kjo është ajo që çam lind, nuk bëhesh.

Si iu duk ndërhyrja e ministrisë së Jashtme greke, kundër vendosjes në sheshin Skënderbej të krahinave të Çamërisë?

Është shumë e gabuar, nuk mund të ndërhyjë asnjë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera