Prezantohet BMW X3 i 2018-ës
Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 27 June 2017
Prodhuesi gjerman në Spartanburg prezantoi modelin e ri BMW X3 për vitin 2018.
Modeli i ri posedon platformën mekanike CLAR, e njëjtë me atë që është konstruktuar seria e shtatë e BMW.
Vetura ka dimensione më të mëdha të jashtme dhe do të ndikojë në rritjen e hapësirës në kabinë dhe për bagazh.
Në krye të ofertës do të jetë versioni M40i me motor me kapacitet prej 360 kuaj fuqi dhe M40d me 320 kuaj fuqi, transmeton kp. Për herë të parë kur bëhet fjalë për modelin X3, për blerësit do të jetë në dispozicion edhe varianti ekstrem sportiv “M”.
SUV tash është i gjatë 4.722 mm, ose për 5,5 cm më shumë në krahasim me pararendësin. X3 është i gjerë 1.890 mm, që është dukshëm më shumë se sa gjenerata e dytë, derisa lartësia ka mbetur e pandryshuar – 1.676 mm. Dallimet ndërmjet gjeneratës së dytë dhe të tretë të BMW X3 janë më të dukshme në brendësi të automjetit.
Është ndryshuar dizajni i volanit, instrumenti i tabelës dhe hapjes së ventilimit, dhe tërësisht është ndryshuar qendra e konzolës, e cila duket më moderne me komanda të reja, si dhe ekran të ri të sistemit multimedial, i cili nuk gjendet më në tabelën komanduese, por është ndarë në krye të konzolës.
X3 2018 ofron sistemin e sigurisë aktive Active Protection, i cili në rast të rrezikut në trafik – para se ajo të ndodhë – përgatit automjetin për ndeshje të mundshme ashtu që shtrëngon rripat e sigurisë, mbyll automatikisht dritaret nëse në atë rast janë të hapura. Njëkohësisht, sistemi Frontal Collision Warning alarmon vozitësin për rrezikun nga goditja.
BMW X3 është i pajisur edhe me sisteme standarde të asistimeve: Active Cruise Control me funksionin Stop & Go, mbrojtjen Active Blind Spot, Lane Departure Warning, Daytime Pedestrian Protection, Frontal Collision Warning me funksionin City Collision Mitigation, Rear Cross Traffic Alert dhe Speed Limit Info në modelet me pajisje të navigacionit.
Në opsionin e sistemeve ndërmjet tjerash janë edhe pakoja Driving Assistant Plus me Active Lane Keeping Assistant dhe funksionet Side Collision Avoidance.
Në fillim do të ofrohen modele me motorë me benzinë dhe me dizel.
Modeli bazë benzinë është BMW X3 xDrive 30i me motor prej katër cilindrash 2.0 me 248 kuaj fuqi. Në krye të ofertës është BMW X3 M40i me gjashtë cilindra 3.0 M, performancë TwinPower Turbo me 360 kuaj fuqi. Prej 0 deri 100 km në orë ky model i arrin për 4,8 sekondash, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km në orë, transmeton KosovaPress.
BMW X3 xDrive20d zhvillon 190 kuaj fuqi, ndërsa 100 km në orë i arrin për 8 sekonda, derisa BMW X3 xDrive30d disponon me 365 kuaj fuqi dhe 100 km në orë i arrin për vetëm 5,8 sekonda. Të gjitha modelet janë të pajisura me ndërruesin automatik prej tetë shpejtësive Steptronic Sport.
Ashtu sikur deri më tash, BMW X3 do të prodhohet në SHBA, në Tenesi, së bashku me modelet X4, X5 dhe X6. Fillimi i shitjes pritet deri kah fundi i këtij viti, pasi që X3 i ri të prezantohet për vizitorë në panairin e automobilave në Frankfurt.


T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...




































