INPO i reagon ashpër Komunës së Prishtinës për politikat fiskale
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 27 June 2017
Organizata INPO reagon ashpër përmes një komunikate për media ndaj neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së organeve komunale të Prishtinës në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të komunës.
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vetëm edhe tri (3) ditë kohë për të miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2018-2020, ndërsa Komiteti për Politikë dhe Financa ende nuk e ka pranuar draftin e saj për ta shqyrtuar siç obligohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Madje, drafti i kësaj kornize nuk është hedhur fare në diskutim publik.
Sipas ligjeve në fuqi dhe Qarkores Buxhetore 2018/01 të Ministrisë së Financave, komunat janë të obliguara deri më 30 qershor të miratojnë KASH-in, i cili është një ndër dokumentet më strategjike të komunës. Ai përmban parashikimet reale të politikave fiskale dhe financiare dhe objektivat zhvillimore për tre (3) vitet e ardhshme.
Mbledhja e Kuvendit të Prishtinës për miratimin e këtij dokumenti ende nuk është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit edhe pse tashmë të gjitha afatet ligjore janë shkelur.
Gjithashtu, Kuvendi ka dështuar të zbatojë edhe planin e vet të punës për vitin 2017, në të cilin është paraparë që ky dokument të shqyrtohet në mbledhjen e muajit qershor. Për më tepër, INPO shpreh shqetësim për mos zbatimin e parimeve të transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti. Sipas ligjeve në fuqi, Komiteti për Politikë dhe Financa është dashur që gjatë muajit qershor të mbajë takime publike me qytetarë dhe grupe të tjera të interesit për të marrë komentet dhe propozimet e tyre rreth këtij dokumenti.
INPO vlerëson se kjo papërgjegjshmëri e organeve komunale cenon rëndë sundimin e ligjit në komunë dhe zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë dhe kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e ligjeve dhe kërkon nga përfaqësuesit e organeve komunale të përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre ligjore për përfaqësim të denjë të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF).”
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...