Lajme

Skandaloze: Banorët e një lagje në Marec, i drejtojnë 44 shkresa për rrugë e ujë të pijes, komuna e Prishtinës bëhet “e shurdhër!

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 27 June 2017

Një banor i Lagjes Gulmivadë të fshatit Marec të komunë së Prishtinës ka dërguar në redaksi një ragim të cilin e ka përcjellë me shkresa e fakte për kërkesat drejtuar komunës së Prishtinës dhe për gjendjen në këtë fshat pa rrugë dhe pa ujë të pijes.

Rexhep Pacolli në letrën e tij dërguar redakisë shkruan:

Banorët e lagjës Gulmivadë të fshatit Marec-Komuna e Prishtinës, i kanë drejtuer 44 shkresa në adresën e Komunës së Prishtinës për asfaltimin e rrugës Dragoc-Gulmivadë dhe ndërtimin e një ujësjellësi shkresat janë të drejtuara prej vitit: 2013-2017 por pushteti aktual nuk kanë ndërmarur asgjë në këtë drejtim.

-Advertisement-

Banorët kanë drejtuar shkresa edhe në adresat e intitucioneve qendrore, konkretisht në Ministrinë e Infrastrukturës por këta të fundit, arsytohen se Komuna e Prishtinës nuk ka kërkuar, asnjëherë financimin e projekteve infrastrukturore.

Në këtë lagje, pushtetu i tanishëm Komunal nuk ka investuar asgjë. Lagjja ka nevojë për këto investime: asfaltimin e rrugës kryesore, hapjën e rrugës për te varrezat për automjete, mirëmbajtjën e rrugve anësore të lagjës, ujësjellës, ujë për ujitje të kulturave bujqësore, kanalizim për ujrat e zeza, ndriçim publik etj. Për vitin 2016 nuk kemi marrur subvencione (pagesa direkte) për lopë qumështore dhe bletë, nga Komuna e Prishtinës.

Ne si banorë, nuk kemi asnjë tendencë negative ndaj asnjë institucioni por kërkojmë ndihmën e tyre sepse lagjja, për çdo ditë po boshatiset nga banorët e saj për shkak të gjendjës së vështirë në këtë lagje.Të bashkangjitura do ti gjeni:

  1. 44(dyzetënjë) numrat e vulosura të shkresave të drejtuara në adresën e Komunës së Prishtinës.

2. 15(katërmbdhjetë) numrat e vulosura të shkresave të drejtuara në adresën e institucioneve qëndroretë Republikës së Kosovës.

foton e varrezave të lagjes, me rrugë të mbyllur për automjete.

Personat kontaktues:

Ekrem Bytyqi

Nr. i tel. 044 217 780

Rexhep Pacolli

Nr. i tel. 044 182 253

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera