Lajme

Numërimi drejt fundit, “luftë” në Tiranë, Doshi nuk zhgënjen

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 27 June 2017

Në Rang vendi janë numëruar 5117 kuti deri më tani nga 5362 që janë në total. Në bazë të rezultatit paraprak Partia Socialiste vijon të jenë në avantazh të thellë kundrejt PD-së dhe LSI-së.

PS numëron 74 mandate, PD 43, ndërsa LSI 19, PDIU ka humbur një mandat dhe ka mbetur me tre të tillë, ndërsa PSD vazhdon me një mandat. Ndërkaq, i vetmi kandidat nga partitë e vogla që e ka siguruar momentalisht hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.

Përsa i përket rrethit të Tiranës, PS kryeson me 18 mandate, PD 11 dhe LSI 5. Kukësi është drejt mbylljes së numërimit të kutive dhe deri tani është PD ajo që kryeson me 2 mandate dhe PS me 1 mandat. Gjithashtu, edhe në Gjirokastër kutitë janë drejt mbylljes dhe deri në këto momente PS kryeson me 3 mandate, PD me ë dhe LSI me 1.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera